Home ShowBiz Dua Lipa fshin fotot nga Instagrami
Dua Lipa fshin fotot nga Instagrami
0

Dua Lipa fshin fotot nga Instagrami

0
0

Rrjetet sociale janë pjesë e pandashme e punës dhe aktiviteteve të përditshme për njerëzit e famshëm. Dhe pikërisht një veprim i papritur Dua Lipës me profilin e Instagramit ka shqetësuar së tepërmi gati 89 milionë ndjekësit e saj.

Ylli i muzikës Pop ka fshirë të gjitha materialet nga Instagrami i saj. Aty ka pasur të ekspozuara më shumë se 1500 materiale, që kishin të bënin me muzikën e deri tek pushimet e kësaj vere. Fshesës nuk i kanë shpëtuar as materialet që kanë të bëjnë me albumin e saj të fundit “Future Nostalgia” varianti i parë i të cilit u publikua para dy vitesh.

Ajo që ka shkaktuar më tepër habi është se si foto profili ka vendosur një imazh kaleidoskopik ku dominon ngjyra Blu dhe ku dallohen disa sy. Me foto me filtra kaleidoskopikë ka mbuluar edhe gjithë krijimtarinë e saj në YouTube si dhe imazhin e kanalit të saj në këtë rrjet social.

Se çfarë ka ndërmend të bëjë 28-vjeçarja me origjinë nga trojet shqiptare, kjo është e paqartë. Nëpër media flitet këto lëvizje mund të jenë duke i paraprirë albumit të saj të tretë muzikor, për të cilin ende nuk është thënë asnjë fjalë, por që mund të ketë lidhje me kaleidoskopin.

Linku: https://mix1029.iheart.com/content/2023-10-09-dua-lipa-wipes-instagram-unveils-mysterious-new-profile-photo/

Foto: https://www.instagram.com/dualipa/