Home Aktualitet Ish-konkurrentja e Miss World ndahet nga jeta në moshën 26-vjeçare
Ish-konkurrentja e Miss World ndahet nga jeta në moshën 26-vjeçare
0

Ish-konkurrentja e Miss World ndahet nga jeta në moshën 26-vjeçare

0
0

Ish-konkurrentja e Miss World Sherika De Armas vdes në moshën 26-vjeçare.

Ish-konkurrentja e Miss World, Sherika De Armas, e cila përfaqësoi Uruguain në vitin 2015, vdiq në moshën 26-vjeçare duke luftuar me kancerin e qafës së mitrës. Ajo ishte duke iu nënshtruar kimioterapisë dhe radioterapisë për dy vitet e fundit, raportoi New York Post.

Disa miq dhe familjarë të Armasit e nderuan atë në rrjetet sociale. “Fluturo lart, motër e vogël. Gjithmonë dhe përgjithmonë”, tha vëllai i saj Mayk’ De Armas.

Miss Uruguai në fuqi, Carla Romero vajtoi vdekjen e Armas dhe tha se ajo ishte “një nga gratë më të bukura” që kishte takuar ndonjëherë.

“Më pëlqen gjithçka që lidhet me modën dhe mendoj se brenda një konkursi bukurie, ëndrra e çdo vajze është të ketë mundësinë të marrë pjesë në Miss Universe. Jam shumë e lumtur që mund ta jetoj këtë përvojë plot sfida”, shtoi ajo, cituar nga New York Post.

Linku: https://www.hindustantimes.com/world-news/former-miss-world-contestant-sherika-de-armas-dies-at-26-details-here-101697431518881.html

Burimi i fotos:https://www.facebook.com/search/top/?q=%20Sherika%20De%20Armas%20