Grabitet shtëpia e Mozzik, këngëtari tregon shifrat marramendëse monetare që i morën
Shtëpia e reperit të njohur Mozzik ka rënë pre e një grabitje. Këngëtarit i është marrë çdo gjë me vlerë nga shtëpia dhe shuma në total është marramendëse.
Këngëtari ka treguar se çfarë i është rrëmbyer saktësisht dhe ka zbuluar se policia po merret me zbardhjen e çështjes.
Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave.
Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite.
Nuk paskan lënë orë, unaza , zingjira , ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura .
Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë.
Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi (me leje të gjitha)
Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr (camera)
Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet .
Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore , Ministria e Financave ( nëse vec iu intereson mediave)
Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot.
Linku: https://www.instagram.com/stories/mozzik/3214946577160892790/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stories/mozzik/3214946577160892790/