Home ShowBiz E lidhur me 47-vjeçarin, babai shqiptar nxjerr të bijën nga shtëpia e ”Grande Fratello”
E lidhur me 47-vjeçarin, babai shqiptar nxjerr të bijën nga shtëpia e ”Grande Fratello”
0

E lidhur me 47-vjeçarin, babai shqiptar nxjerr të bijën nga shtëpia e ”Grande Fratello”

0
0

Shqiptarja që ishte pjesë e spektaklit “Grande Fratello” Heidi Baci ka lënë garën në mes, pasi u takua me babain e saj.

Babait të shqiptares nuk i ka pëlqyer afërsia e së bijës me Massimiliano Varrese (një tjetër konkurent) dhe i kërkoi asaj të kthehej në shtëpi.

Mami është e sëmurë, ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të kapi dhe të vuri nën stres. Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri të sillet keq me vajzën time dhe ti e di. Nuk lejoj njeri të shkelë dinjitetin tënd. I kam premtuar mamit se do të çoj në shtëpi sonte sepse ti nuk mund ta nënvlerësosh gjendjen e saj shëndetësore”, tha babai i shqiptares.

Ndërkohë që në fund, u dëgjuan mes tyre që të shkëmbenin disa fjalë shqip.

“Zemra ime, dua të vish në shtëpi”, dëgjohet të thotë Genti, babai i shqiptares.

Ndërkohë që Heidi ia kthen me fjalët: Jam mirë.

Linku: https://www.leggo.it/gossip/grande_fratello/grande_fratello_gaffe_alfonso_signorini_licenziato_oggi_29_9_2023-7660092.html

Foto: https://www.instagram.com/heidibaci/?hl=en