Home Aktualitet Parashikimi i motit, 24 Tetor 2023
Parashikimi i motit, 24 Tetor 2023
0

Parashikimi i motit, 24 Tetor 2023

0
0

Sipas MeteoAlb, deri në mesditë kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të  territorit, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor të cilat do të paraqiten me vranësira disi më të dendura.

Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë, në pothuajse të gjithë vendin deri pasdite ku vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1 – 2 ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-24-tetor-2023/

Foto: Freepik.com

tags: