Home Travel Timishoara kryeqyteti i suksesshëm kulturor i Evropës
Timishoara kryeqyteti i suksesshëm kulturor i Evropës
0

Timishoara kryeqyteti i suksesshëm kulturor i Evropës

0
0

Në qytetin e vjetër të Timishoarës në Rumani ka shumë aktivitete. Turistët mbushin rrugët dhe sheshet e qytetit. Ata fotografojnë shtëpitë, kishat dhe pallatet e restauruara. Klasat e shkollave grumbullohen rreth mësuesve të tyre, që u shpjegojnë shkurtimisht historinë e qytetit. Burra dhe gra nxitojnë në konferenca apo festivale ose ulen në kafenetë dhe restorantet buzë rrugës.

Ofertat e pasura kulturore dhe temperaturat verore në vjeshtën e kryeqytetit të kulturës janë një magnet për njerëzit nga afër dhe larg. Nga gjuhët e ndryshme që flasin, dallohet që shumë prej tyre vijnë nga jashtë. Sidomos gjermanishtja dëgjohet kudo.

Në maj 2023 nga Gjermania në Timishoara erdhi edhe një mysafir i nderuar: Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier. “Ishte në fakt vizita e parë e një kreu shteti gjermanishtfolës që nga perandori Franz Joseph, kështu që ne ishim shumë krenarë”, kujton kryebashkiaku Dominic Fritz në një intervistë për DW. “Timishoara është një nga qytetet më të rëndësishme të Rumanisë dhe prandaj meriton vëmendje. Reagimi i Presidentit gjerman dhe delegacionit të tij e bëri edhe një herë të qartë se kontributi i qyteteve si Timishoara në Evropën tonë të bashkuar është më i vlerësuar se dikur.”

Timishoara është një nga tre kryeqytetet evropiane të kulturës për vitin 2023, së bashku me Veszprem në Hungari dhe Efelsinën në Greqi.

Koncerte dhe festivale teatri

Organizatorët, qyteti dhe qytetarët e tij kanë arsye për të qenë të kënaqur. Me mbi 800 ngjarje kulturore në nëntë muajt e fundit, kryeqyteti i kulturës 2023 ishte dhe është një sukses i plotë. Momentet kulmore kanë qenë koncertet e mëdha, duke përfshirë serinë e koncerteve të Festivalit Enescu dhe performancën e këngëve gurre nga Arnold Schënberg. Dy orkestra dhe gjashtë kore, me gjithsej rreth 450 muzikantë nga Timishoara dhe qyteti partner gjerman Gera morën pjesë. Drejtori muzikor Gabriel Bebeselea foli për “vepra brezash”, që disa njerëz mund “t`i shohin vetëm një herë në jetën e tyre”.

Një pikë tjetër kulmore ishte festivali i teatrit evropian Eurothalia, organizuar nga Teatri Shtetëror Gjerman Timishoara nën moton “Perspektiva”.

Linku: 20230925.html#:~:text=Originally%20chosen%20as%20a%202021,the%20clarity%20of%20its%20targets.

Foto: Freepik.com

tags: