Home ShowBiz U paralizua në sheshxhirimin e filmit, ylli i “Harry Potter” realizon një dokumentar për dublantin e tij
U paralizua në sheshxhirimin e filmit, ylli i “Harry Potter” realizon një dokumentar për dublantin e tij
0

U paralizua në sheshxhirimin e filmit, ylli i “Harry Potter” realizon një dokumentar për dublantin e tij

0
0

Daniel Radcliffe dhe dublanti i tij i cili ka mbetur i paralizuar pas një aksidenti në sheshxhirim janë bërë bashkë për realizimin e një dokumentari. David Holmes bashkëpunoi ngushtësisht me Radcliffe në filmat e “Harry Potter” derisa pësoi një dëmtim gjatë xhirimeve të “The Deathly Hallows: Part 1” në Janar 2009. Gjimnasti nga Essex i cili ishte dublanti i Radcliffe theu qafën dhe u paralizua nga kraharori deri në pjesën e poshtme të trupit.

Dokumentari i titulluar “David Holmes: Djali që Mbijetoi”, ka si producent ekzekutiv yllin e “Harry Potter” dhe do të debutojë në Nëntor. Në të do të shfaqen regjistrime pas kamerave të filmuara gjatë dekadës së fundit, materiale nga puna si dublant e Holmes, momente nga jeta e tij e tanishme dhe intervista intime me të, Radcliffe dhe të tjerë.

“Filmi është një histori e dublantit David Holmes, një gjimnasti adoleshent të jashtëzakonshëm nga Essex, Angli që përzgjidhet për të qenë dublanti i Daniel Radcliffe në filmin e parë të ‘Harry Potter’ kur Daniel është vetëm 11 vjeç”, shkruhet në përmbledhjen e HBO.

Gjatë 10 viteve të ardhshme, të dy formojnë një lidhje të pazgjidhshme, por në filmin e fundit një aksident tragjik paralizon David me një dëmtim në shpinë që e kthen përmbys botën e tij. Ndërsa Daniel dhe kolegët e tij dublantë mblidhen të mbështesin David dhe familjen e tij në këtë çast nevoje, është shpirti i paepur dhe i jashtëzakonshëm i David që kthehet në forcën dhe frymëzimin e tyre më të madh”.

Linku: https://www.mugglenet.com/2023/10/daniel-radcliffe-producing-documentary-about-stunt-double-david-holmes-who-was-paralyzed-on-harry-potter/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/danielradcliffeofficially/