Home ShowBiz Kourtney Kardashian drejt fundit të pritjes së ëmbël
Kourtney Kardashian drejt fundit të pritjes së ëmbël
0

Kourtney Kardashian drejt fundit të pritjes së ëmbël

0
0

Travis Barker dhe Kourtney Kardashian presin të bëhen prindër të një djali dhe bateristi i Blink-182 ka zbuluar emrin që do i vendosin: Rocky!

Në një intervistë për podkastin One Life Once Chance dhe madje tha se ka ardhur edhe koha që foshnja të vijë në jetë. “Do të jetë në Hallouin ose në javën e parë të Nëntorit”, u shpreh Barker.

Megjithatë, duket se vajza e tij Alabama nuk është shumë dakord me zgjedhjen. Gjatë një bisede kur babë e bijë po diskutonin emrat për vëllain e saj, Travis tha:

Më pëlqen Rocky Thirteen. Ky është emri që më vjen ndërmend kohët e fundit. Rocky George luajti në kitarë për ‘Suicidal Tendencies’. Dhe 13 është numri më i mirë i të gjitha kohërave”.

Vajzës së tij nuk i ka pëlqyer sugjerimi i të atit dhe ka listuar emra si Audemars, Milan, Patek dhe Cloud.

Lajmi se fëmija do të vijë në jetë brenda pak ditësh bëhet me dije pas një ndërlikimi që Kourtney pësoi në muajin Shtator ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje. Travis u detyrua të largohej menjëherë nga koncerti i tij për të qëndruar pranë bashkëshortes, por fatmirësisht Kourtney dhe fëmija dolën shëndoshë e mirë nga operacioni.

Linku: https://www.instagram.com/kourtneykardash/

Foto: https://www.instagram.com/kourtneykardash/