Home Business / Technology Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e Twitter/X bie drastikisht
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e Twitter/X bie drastikisht
0

Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e Twitter/X bie drastikisht

0
0

Një vit më parë, Elon Musk u shpreh se “po paguante tepër” për mbylljen e marrëveshjes 44-miliardë Dollarëshe me Twitter pas denoncimit nga platforma sociale.

Të hënën, Twitter/ X informoi punonjësit që kualifikoheshin për grante aksionesh se do të merrnin aksione me një vlerë prej 19 miliardë Dollarësh. Si rrjedhojë, kjo konfirmon se Musk e ka përllogaritur mirë ‘fryrjen’ e kësaj marrëveshjeje.

“Fortune” ishte e para që raportoi grantet e aksioneve me vlerë të reduktuar për punonjësit.  Në Mars 2023, Musk i tha stafit se sipas pëllogaritjes së tij, vlera e kompanisë kishte rënë në 20 miliardë.

Megjithatë, CEO i Tesla dhe SpaceX nuk tërhiqet dhe në të ardhmen dëshiron ta kthejë Twitter/ X në “aplikacionin për gjithçka”,  përfshirë edhe pagesat si dhe menaxhimin tërësor të “jetës financiare” të përdoruesve.

Që prej kryerjes së marrëveshjes më 27 Tetor, numri i përdoruesve aktiëv të Twitter/ X ka rënë me 15% ndërsa të ardhurat nga reklamat janë reduktuar me 60%.

Ndër të tjera, Musk ndër të tjera ka reduktuar me 80% numrin e punonjësve; ndryshoi pjesërisht sistemin e etiketave blu të Twitter dhe verifikimi i abonentëve X Premium bëhet nëpërmjet pagesës me 8 Dollarë në mua. Gjithashtu ai nisi një test ku pëdoruesit duhet të paguajnë 1 Dollar në vit që të munden të postojnë, masë që sipas tij është e nevojshme për të mposhtur llogaritë false.

Linku: https://indianexpress.com/article/technology/science/elon-musk-twitter-x-valuation-drops-19-billion-9007542/

Foto: https://www.instagram.com/elonmuskxspac/

 

tags: