Home Lifestyle Ngjyrën e vjeshtës mund ta kombinoni më lehtë se ç’mendonit
Ngjyrën e vjeshtës mund ta kombinoni më lehtë se ç’mendonit
0

Ngjyrën e vjeshtës mund ta kombinoni më lehtë se ç’mendonit

0
0

Ngjyra kafe ka qenë një prej mbizotërueseve të pasarelave në vitet e fundit. Veshjet apo aksesorët në tonalitetet e ndryshme të saj janë përqafuar lehtësisht nga kushdo që pëlqen ngjyrat e ngrohta apo neutrale.

Megjithëse kërkon pak më shumë kujdes në kombinim se sa e bardha apo e zeza, është shumë e thjeshtë të veshësh një prej ngjyrave më trend të sezonit. Më poshtë gjeni disa ide që do t’ju shërbejnë si guidë për të kombinuar ngjyrën vjeshtake.

Tonet e zbehta

Ngjyrat e zbehta kontrastojnë me tonalitetet e kafesë. Në vend të së bardhës rrëzëllitëse, provoni pana apo krem që imiton ngjyrën natyrale të linosë.

E verdhë

Njësoj si gjethet e vjeshtës, e verdha e zbehtë dhe mustarda janë kombinim ideal me kafen. Kjo e fundit harmonizohet mirë me të verdhën e ngrohtë dhe nuk lë vend për gabim.

Xhins blu

hinsi blu mund të përdoret si neutral ndaj nëse keni dilema, provoni një kombinim me xhinse, këmishë të bardhë dhe aksesorë kafe. Xhinsi i errët dhe tonaliteti i kakaos janë kombinim fantastik.

Linku: https://theconceptwardrobe.com/colour-analysis-comprehensive-guides/true-autumn-a-comprehensive-guide

Foto:Freepik.com

tags: