Home ShowBiz Kylie Jenner kreu një ‘krim’ me veshjen e saj dhe ia hodhi paq
Kylie Jenner kreu një ‘krim’ me veshjen e saj dhe ia hodhi paq
0

Kylie Jenner kreu një ‘krim’ me veshjen e saj dhe ia hodhi paq

0
0

Kylie Jenner nuk i druhet aspak veshjeve që konsiderohen ‘demode’. Mbrëmjen e së shtunës, e vogla e  familjes Kardashian doli me të dashurin e saj të ri, Timothee Chalamet për të festuar së bashku me kastin e “SNL”.

Edhe pse veshja e Kylie ishte tërësisht e zezë, nuk qe aspak e thjeshtë. Jenner bashkoi dy trende shumë kontroversiale dhe ia doli të shkëlqente.

Jenner zgjodhi një fustan të zi të ngushtë me prerje asimetrike që i linte njërin sup jashtë. Këmbët e saj ishin mbuluar nga streçe të zeza me shkëlqim dhe çantë e syze të zeza. Si të mos mjaftonin streçet, Kylie veshi sandale me rripa të hollë mbi to.

Vite më parë, vajzat i kombinonin vazhdimisht fustanet me pantallonat dhe si shumë trende të viteve 2000, njerëzit e urrenin. Më pas, u konsiderua një ‘krim’ në botën e modës dhe nuk u rikthye më.

Gjithsesi, Kylie ia hodhi paq dhe bëri që veshja njëngjyrëshe të dukej moderne duke kombinuar materiale të ndryshme

Linku: https://www.bustle.com/style/kylie-jenner-dress-over-leggings-timothee-chalamet-date

Foto:

https://www.instagram.com/p/CzKgATop3Z_/?img_index=1