Home ShowBiz “Nga dhoma e spitalit”, nisur dhe nga sëmundja e bashkëshortes, dokumentari i Jon Batiste bëhet film
“Nga dhoma e spitalit”, nisur dhe nga sëmundja e bashkëshortes, dokumentari i Jon Batiste bëhet film
0

“Nga dhoma e spitalit”, nisur dhe nga sëmundja e bashkëshortes, dokumentari i Jon Batiste bëhet film

0
0

Planifikonte prej kohësh të bënte një film mbi jetën e tij, por në fund të vitit 2021, muzikanti, fitues i çmimeve “Grammy”, Jon Batiste u has me sëmundjen e kancerit të bashkëshortes së tij dhe kështu u kthye në një arsye më shumë për ta titulluar filmin “American Simphony”.  Më herët në natën e ndarjes së çmimeve “Grammy 2022” kur ai fitoi 5 trofe, përfshirë albumin më të mirë, u shpreh: “Imagjinoni se jeni në skenë në Grammy dhe po mendoni për atë që po ndodh në shtëpi. Sapo fituam çmimin më të madh në muzikë. Por gjithçka vihet në perspektivën e duhur kur jeta po ju jep këtë lloj momenti.”

Batiste dhe gruaja e tij, gazetarja dhe autorja Suleika Jaouad, u bashkuan me regjisorin Matthew Heineman për të bërë “American Simphony”, e cila fillimisht do të kapte procesin krijues të Batiste, dokumentarin që çoi në një performancë në prestigjiozen Carnegie Hall të Nju Jorkut. Ai bëri pikërisht këtë dhe tregoi se Jaouad po kalonte një transplant të dytë rraskapitës të palcës kockore.

”Mendoj se ishte shumë e rëndësishme për mua të tregoja se si është në të vërtetë të kalosh një sëmundje si kjo, me shpresën se mund të ofrojë një shoqëri dhe ngushëllim për njerëzit që ndodhen në një situatë të ngjashme.”

E teksa regjisori Heineman shprehet se i detyrohet shumë këtij çifti që patën guximin për të hapur jetën e tyre në një moment kaq të ndjeshëm dhe kritik nga dhoma e spitalit në të cilën qëndron bashkëshortja e Batiste. Heineman ka shpresë se filmi do t’i ndihmojë njerëzit. Kjo jo vetëm që sjell gëzim, por gjithashtu ofron një udhërrëfyes se si të përballemi me momentet e vështira.

“American Symphony” do të dalë në Netflix më 29 nëntor.

Linku: https://www.latimes.com/entertainment-arts/awards/story/2023-11-13/jon-batiste-it-never-went-away-from-american-symphony

Foto: https://www.instagram.com/jonbatiste/