Home ShowBiz Rolling Stones me turne të ri muzikor
Rolling Stones me turne të ri muzikor
0

Rolling Stones me turne të ri muzikor

0
0

Pas albumit të tyre të publikuar së fundmi “Hackney Diamonds”, Rolling Stones kanë njoftuar se do të kthehen me një turne të ri muzikor në vitin 2024. Grupi, i përbërë nga anëtarët kryesorë Mick Jagger, Keith Richards dhe Ron Wood, do të performojë në 16 qytete në të gjithë SHBA dhe Kanadanë.

Njoftimi nuk është surprizë për fansat, edhe pse anëtarët e grupit po i afrohen të 80-ave. Grupi ka bërë turne pothuajse çdo vit dhe ka performuar edhe në Nju Jork muajin e kaluar, ku ka kënduar disa këngë të reja.

Rolling Stone performoi për herë të fundit në Amerikën e Veriut gjatë turneut “No Filter” në vitin 2021, vetëm disa javë pas vdekjes së bateristit Charlie Watts. Turneu i ri muzikor nis më 28 prill dhe përfundon më 17 korrik të vitit të ardhshëm. Biletat për turneun e Stones do të dalin në shitje më 1 dhjetor.

Linku: https://www.usatoday.com/story/entertainment/music/2023/11/21/rolling-stones-tour-dates-2024/71640360007/

Foto: https://www.instagram.com/therollingstones/