Home ShowBiz “Të dua aq shumë sa nuk e them dot me fjalë”, Bora Zemani uron njeriun më të bukur në jetën e saj
“Të dua aq shumë sa nuk e them dot me fjalë”, Bora Zemani uron njeriun më të bukur në jetën e saj
0

“Të dua aq shumë sa nuk e them dot me fjalë”, Bora Zemani uron njeriun më të bukur në jetën e saj

0
0

Ditën e sotme një person shumë i rëndësishëm për Borën feston ditëlindjen.

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Ditën e sotme një person shumë i rëndësishëm për Borën feston ditëlindjen dhe është e ëma e saj. Këtë na e ka treguar vetë Bora, ku ka postuar një foto nga fëmijëria e saj me të ëmën dhe ka shkruar një urim për të.

“E bukura ime, e mira ime. Edhe 100 vite të lumtura për ty dashuri, ashtu siç i meriton!

Je frymëzimi im dhe shembulli më i mirë. Të dua aq shumë sa nuk e them dot me fjalë“, shkruan Bora.

Linku: https://www.instagram.com/borazemani/

Foto: https://www.instagram.com/borazemani/