Home Lifestyle A duhet që partneri të ndërhyjë në zgjedhjen e fustanit të nusërisë?
A duhet që partneri të ndërhyjë në zgjedhjen e fustanit të nusërisë?
0

A duhet që partneri të ndërhyjë në zgjedhjen e fustanit të nusërisë?

0
0

Kur vjen koha që një nuse të zgjedhë fustanin e nusërisë , disa kërkojnë mendimin e partnerit, ndërsa të tjerë preferojnë ta mbajnë surprizë deri në ditën e ceremonisë.

Megjithatë një rast është bërë viral, ku dhëndri është përfshirë më shumë se ç’duhet.

Julianne Poe, është nusja e cila përmes një emisioni televiziv rrëfeu të gjithë historinë e saj. Ajo kërkoi që njerëzit t’i jepnin mendimin e tyre nëse ndërhyrja e bashkëshortit të saj tek zgjedhja e fustanit është e tepruar.

Siç tregon Julianne, kur shkoi në dyqanin e fustaneve të nusërisë, shoqërohej nga vjehrra e saj. Kjo e fundit kishte marrë përsipër të përfaqësonte djalin e saj Jordan.

“Kur i tregoja fustane nusërie, ai thoshte vetëm jo!”, thotë ajo.

Fustani i parë  me tyl nuk i pëlqeu nuses se ngjante shumë i tepruar thotë ajo, ndërsa i dyti që ishte më i ngushtë me dantellë, nuk mori miratimin e vjehrrës.

Fustani i tretë ishte një fustan nusërie që kombinonte dantellën me tylin. Ishte fustani për të cilin mezi ranë dakord, me idenë që do i bënin ca ndryshime.

Nëna e nuses, megjithatë, nuk u emocionua nga fakti që dhëndri i saj ishte aq i përfshirë në të gjithë këtë proces. “Jordan mund të ketë mendimin e tij, por është vendimi i saj se çfarë zgjedh dhe çfarë e bën të ndihet bukur “, thotë ajo. Në rrjetet sociale, shumë komentues i dhanë të drejtë nuses, duke e cilësuar dhëndrin si tejet kontrollues, dhe madje një alert për zhvillime negative në marrëdhënien e tyre në të ardhmen.

Linku: https://fashionandtextiles.springeropen.com/articles/10.1186/s40691-018-0132-6

Foto: Freepik.com

 

tags: