Home ShowBiz Shqipëria online dhe trendet që dominuan vitin 2023: Aldor Nini dhe Xhesilda Projka flasin me raste konkrete
Shqipëria online dhe trendet që dominuan vitin 2023: Aldor Nini dhe Xhesilda Projka flasin me raste konkrete
0

Shqipëria online dhe trendet që dominuan vitin 2023: Aldor Nini dhe Xhesilda Projka flasin me raste konkrete

0
0

Inteligjenca Artificiale ka sjellë një revolucion në të gjithë botë duke prekur hallka të ndyshme të bizneseve, televizioneve dhe shumë sektorëve të tjerë. Padiskutim dhe vendi ynë ka bërë një trajektore të guximshme në këtë sektor.

Së fundmi në emisionin ‘Review’ me Jonida Shehun dhe një panel të specializuar në këtë sektor është diskutuar rreth këtij trendi që solli ChatGPT dhe Inteligjenca Artificiale në tërësi.

Në një diskutim më të specializuar është diskutuar në studion e Euronews rreth Shqipërisë online.

Një nga fjalët më të kërkuar nga shqiptarët në Google në vend të parë ka qëndruar termi ChatGPT. Qyteti më i klikuar për 2023 ka qenë Shkodra.

Ekspertja e IT Xhesilda Projka ka folur rreth trendeve që ka pasur 2023 në sektorin e muzikës.

‘Unë mund të flas për këngët më trendi ku kryesojnë këngët e Silva Gunbardhit dhe Mandi i Nishtullës më pas vijnë disa artistë të tjerë shqiptarë Noizy, Stresi dhe Luiz Ejlli. Ky është trendi në tregun muzikor shqiptar për vitin 2023 u shpreh Xhesilda Projka.

Në një lidhje direkte ka qenë i ftuar dhe CEO i Acromax ku ka folur rreth trendeve të platformave dixhitale për vitin 2023.

Çfarë të ka bërë përshtypje për 2023?

Ajo që më ka bërë përshtypje për 2023 janë videot e shkurtra në YouTube që janë shumë të ngjashme me TikTok ose siç njihen ndryshe ‘Shorts’ që kanë ecur shumë dhe kanë krijuar një audiencë shumë më të madhe për të gjithë videot në YouTube që nuk ka ekzistuar më përpara sepse përdoruesi standard i YouTube më përpara kërkonte video të gjata dhe tani ka mundësi të shikojë video të shkurtra 15 sekonda. Në momentin që je i interesuar të shikosh videon e gjatë me Shorts ke mundësi të shkosh nga video e vogël tek video e gjatë dhe mendoj se platforma e ka bërë këtë shumë të saktë ndryshe nga platformat e tjera.  Në Shorts për YouTube ka pasur një sukses të madh në 2023 dhe pjesa e monetizimit. YouTube ka filluar të monetizojë Shorts dhe kjo i jep një dinamikë tjejtër çdo lloj krijuesi. Ne nuk jemi akoma shumë të mirë në prodhimin e videove të shkurtra pasvarësisht se mundohemi por me kalimin e kohës do të ndryshojnë gjërat’, -tha Aldor Nini. 

Në një moment tjetër u diskutua dhe për platformat më trendi për vitin që lamë pas.

Platformat më trendi për 2023 vijon ti kryesojë Facebook në rang global. 

Facebook vijon të kryesojë me rreth 3 bilion në rang botëror. E parë kjo brenda vendit tonë në Shqipëri diferenca mes YouTube dhe Facebook është shumë e vogël. Ne kemi parë se dy platformat kapin 1.4 ose 1.5 milion persona të ndryshëm në territorin e Shqipërisë kjo vjen nga statistikat e brendshme që vijnë nga klientët që ne bashkëpunojmë,- tha CEO i Acromax.

Po ashtu u diskutua dhe për platformat më trend që përdoren nga të rinjtë ku nuk kishte si të mungonte TikTok dhe Instagram.

Instagram dhe TikTok ka një përdorim të madh nga të rinjtë dhe kjo është parë nga fushatat që ne kemi bërë në platformat tona. Ndërsa Facebook e mban më gjatë përdoruesin brenda. Pasi për një temë të caktuar janë fjalime më të gjata dhe diskutime më të ndërlikuara dhe të degëzuara të cilat iu përshaten grupmoshave më të rritura të rinjtë i gjejmë tek komunikimet më të thjeshta-u shpreh Aldor Nini.

A janë të vërteta klikimet në muzikë?

‘Një pjesë e madhe janë të vërtetë pavarësisht nëse janë klientë tanë apo jo. E vetmja gjë që ne në statistika dallojmë është nga cili territor vijnë këto klikime’-tha Nini.

Ku po shkon trendi i artistëve që po rriten?

‘Reperat shikoj që do të jenë trendi i së ardhmes në rritje. Shikoj po ashtu dhe një shifër marramendës të klikimeve të blear nga ana e tyre. Kështu që janë në trend por ka dhe hije dyshimi mes tyre’- tha Aldor Nini.  

Ti mund të bëhesh shpejt por e kë të vështirë të qëndrosh gjatë në këtë epokë dixhitale. Sa qëndron kjo pyet Jonida Shehu.

Xhensilda Projka aprovon se ky fakt qëndron në tregun shqiptar dhe jo vetëm.

Më pas CEO i Acromax u ndal pak dhe tek platformat e tjera duke diskutuar rreth ecurisë së tyre dhe diskutimeve që bëhen për ta siç ishte një hipotezë se Spotify përdoret për të pastruar lekët.

‘Spotify që ta paguash duhet të kesh lekë të pastra që ta paguash pse do pastroj lekët për të paguar Spotify që ti marr të pastra nuk më bën sens, por këtë  të pastrimit të lekëve është një teori që po e dëgjoj për herë të parë dhe duhet parë kjo gjë.

Për sa i përket artistëve është shumë e vërtetë që ata kanë një problem shumë të madh dhe është pritshmëria e tyre. Ata nuk ndihen të suksesshëm nëse nuk kapin 1 ose 2 milion klikime brenda ditës së parë dhe si pasojë blejnë nga India, Pakistani dhe vende të tjera. Ka shumë pak artistë të konsoliduar që kanë më pak klikime dhe ndihen të suksesshëm dhe me 100 mijë ose 200 mijë klikime në ditë. Kjo është bërë si traumë psikologjike tek artistët që kanë frikën e dështimit sepse masin veten me klikime që besoj se në të ardhmen duhet të ndryshojë.

Për sa i përket fragmentimit ne kemi një problem aktualisht si psh: Nëse një artist nuk e promovon këngën në një grup të caktuar në TikTok ai grup nuk do ta dëgjojë kurrë muzikën dhe pse është e aksesueshme në platformat e tjera. Nuk është më shumë pjesa e mundësisë për ta aksesuar një material por e rëndësishme është mënyra se si e komunikoj unë nga ana e marketingut që ta bëj tjetrin që ta dëgjojë nga vende të ndryshme të botës. Nuk është vetëm çështje gjeografike por dhe grupmoshe nëse një projekt nuk bëhet trend në TikTok atëherë projekti nuk ecën. Është komplikuar goxha si treg, -tha Aldor Nini.  

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=8J2s83t5RRI

Burimi i fotos:Acromax