Zhvillohet helmeta me AI që lexon mendjen
Shkencëtarët nga Universiteti i Teknologjisë në Sydney kanë zhvilluar helmetën e parë që mund të shndërrojë valët e trurit në tekst, njohur si DeWave.
Ky inovacion përdor një helmetë me sensorë për të zbuluar aktivitetin elektronik të trurit dhe pastaj e përkthen atë në fjalë.
Shkencëtarët besojnë se DeWave do të lejojë leximin e mendjeve dhe ndihmojë në komunikimin e atyre që nuk mund të flasin.
Ekipi shprehet se mund të përmirësohet edhe më tej, duke shprehur bindjen se do të arrijnë në një fazë kur gjymtyrët do të mund të kontrollohen me mendimet e njeriut.
29 persona morën pjesë për të demonstruar funksionimin e DeWave.
Megjithatë, saktësia e kësaj teknologjie është rreth 40%, ndërsa ekipi shprehet se janë optimistë se në të ardhmen mund të arrijnë një saktësi prej afërsisht 90%.
Ky hibrid i teknologjisë AI dhe neuroshkencës tregon potencialin për ndryshime të mëdha në fushën e shëndetit dhe teknologjisë.
Linku: https://www.thesun.co.uk/tech/25048453/worlds-first-mind-reading-helmet-revealed-ai-tech-sydney/
Foto: Freepik.com