Home ShowBiz A do të lidhej me Romeon nëse do të rikthehej në BBV, Beniada befason me përgjigjien e saj
A do të lidhej me Romeon nëse do të rikthehej në BBV, Beniada befason me përgjigjien e saj
0

A do të lidhej me Romeon nëse do të rikthehej në BBV, Beniada befason me përgjigjien e saj

0
0

Beniada është një nga figurat më të dashura për ekranet tona.

Modelja në daljen e saj të fundit nuk iu ka shpëtuar pyetjeve mbi Big Brother Vip. Ajo tha se është shumë herët për të treguar të preferuarin por vajzat kryesojnë në listë.

E pyetur nga moderatorja nëse do të bëhej përsëri pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” a do të lidhej me Romeo Veshaj, duke qeshur ajo tha që i pëlqejnë burrat pa mustaqe por po ti heqë ato do ta mendonte si opsion.

“Shiko, mua nuk më pëlqejnë burrat me mustaqe. Po ti heqi mustaqet, do ta shikoj përpara e pastaj do t’ju them. Do ta studioj. Unë nuk jam lidhur tek i pari, do lidhem tek ky… Unë nuk jam futur me strategji që të mos lidhem.

Thjesht nuk bëj kompromis me dashurinë. Po të kisha pasur ndonjë ndjesi, sigurisht do të kisha dalë e do të kisha bërë shoqëri, por brenda shtëpisë së Big Brother është një presion e është kaq e vështirë që të lidhesh, sepse ti ndjen një presion. Ke frikë të shprehesh, ke frikë ta përqafosh një person.”- u shpreh modelja.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=DuMtuXm7EBI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/iambeniada/

tags: