Home Aktualitet Ndryshon Kodi Penal, dënime strikte për krimet ndaj të miturve
Ndryshon Kodi Penal, dënime strikte për krimet ndaj të miturve
0

Ndryshon Kodi Penal, dënime strikte për krimet ndaj të miturve

0
0

Dënimet për krimet ndaj të miturve në Shqipëri do të jenë më të ashpra. Ndryshimet e reja në Kodin Penal parashikojnë dënimin me më shumë vite burg për marrëdhëniet seksuale me të mitur, si dhe dënimin me burg për bigaminë.
Krimet e fundit me natyrë seksuale ndaj minorenëve kanë bërë që në parlament të propozohen ndryshime në Kodin penal. Në projektin që është prezantuar për debat publik, parashikohet ashpërsimi i dënimeve për disa vepra penale, shkruan Top Channel.

Kështu, në propozimin e ndryshimeve rritet mosha për cilësimin si krim të marrëdhënieve me të mitur. Ndërsa Kodi aktual e cilësonte krim kryerjen e marrëdhënieve deri në 14-vjeç me ndryshimet e reja kjo moshë është deri në 16-vjeç.

Në Kod përcaktohet se “bashkëjetesa e një personi madhor me një të mitur të moshës 14 deri nën 16-vjeç, kur bëhet për qëllime të njëjta me ato të martesës apo marrëdhënies së ngjashme me të, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet”. Nëse bashkëjetesa kryhet me një të mitur të moshës 16 deri në 18 vjeç, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Për veprat penale kundër martesës, sipas propozimeve në Kodin e Ri, thuhet se “lidhja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.
Ndryshimet e tjera në Kod parashikojnë dënime më të ashpra për krime që lidhen me pedofilinë dhe abuzime me të miturit.

Linku: Top Channel

Burimi i fotos:pexele.com