Home ShowBiz Rita Ora, jo më pjesë e “The Voice Australia”
Rita Ora, jo më pjesë e “The Voice Australia”
0

Rita Ora, jo më pjesë e “The Voice Australia”

0
0

Rita Ora nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të njohur “The Voice of Australia”. Drejtuesit e emisionit të njohur janë në kërkim të emrave të tjerë të mëdhenj të muzikës për të plotësuar mungesën e kësaj.

Aktualisht artistja me origjinë shqiptare është pjesë  e spektaklit “The Masked Singer America” ndaj nuk mund të jetë pjesë e sezonit të ri.

Xhirimet për edicionin e ri të ‘The Voice Australia’  do të fillojnë e në Mars dhe pritet që Jason Derulo dhe Rita Ora të mungojnë në karriget e anëtarëve të jurisë.

Sipas britanikes “Daily Mail”, as anëtarja tjetër, Jessica Mauboy  nuk do të marrë pjesë pasi po përgatitet për të filluar turneun e saj në Mars, kohë kur edhe fillon puna për “The Voice”.

Ndërkohë, Guy Sebastian pritet të qëndrojë për sezonin e tij të gjashtë pasi iu bashkua spektaklit në vitin 2019 dhe që atëherë është pjesë e jurisë.

Linku: https://www.chattr.com.au/17/11/2023/rita-ora-gone-awol-on-the-voice-winner-tarryn-stokes/

Foto: https://www.instagram.com/ritaora/