Audienca ishte në pritje të emocionuar për ta zbuluar emrin e fituesit të kategorisë kryesore në ceremoninë e “Grammy 2024”, asaj të albumit të vitit – dhe legjenda e muzikës, Celine Dion duke prezantuar këtë kategori i qoi emocionet në kulminacion.
“Kur them se jam e lumtur që jam këtu, me të vërtetë ta keni parasysh, e them nga zemra”, tha Dion pasi u ngjit në skenë me duartrokitje të zhurmshme.
Dion tregoi në vitin 2022 se ajo ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë, një gjendje, tha ajo, që nuk e lejon atë “të këndojë ashtu siç është mësuar”.
Çrregullimi është “një sindromë e rrallë, progresive që prek sistemin nervor, veçanërisht trurin dhe palcën kurrizore”, sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike dhe Strokeve.
“Ndërsa ne jemi ende duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, ne tani e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur”, kishte thënë Dion në atë kohë.
“Fatkeqësisht, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme, ndonjëherë duke shkaktuar vështirësi kur eci dhe duke mos më lejuar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar”, kishte shtuar ajo.
Këngëtarja së fundmi ka bërë të ditur se po kronizon rrugëtimin e saj në një dokumentar të ri të titulluar “I Am: Celine Dion. Ajo tha se është optimiste për të qenë në gjendje të performojë përsëri.
“Këto dy vitet e fundit kanë qenë një sfidë e tillë për mua, udhëtimi nga zbulimi i gjendjes sime tek të mësuarit se si të jetoj dhe ta menaxhoj atë, por jo ta lë atë të më përcaktojë”, shkroi ajo së fundmi në një postim në Instagram.
“Ndërsa rruga për rifillimin e karrierës sime të performancës vazhdon, e kam kuptuar se sa shumë më ka munguar, të kem mundësi të shoh fansat e mi”, shtoi ajo.
Linku: https://variety.com/2024/music/news/celine-dion-grammys-surprise-appearance-presents-best-album-1235897600/