Home ShowBiz Skuadra e Albit fiton sfidën e kërcimit, s’ka buxhet për grupin e Gracianos! Zgjidhet lideri i ri
Skuadra e Albit fiton sfidën e kërcimit, s’ka buxhet për grupin e Gracianos! Zgjidhet lideri i ri
0

Skuadra e Albit fiton sfidën e kërcimit, s’ka buxhet për grupin e Gracianos! Zgjidhet lideri i ri

0
0

Grupi i Albi Nakos fitoi sfidën e kërcimit të “Dancing With Big Brother”.

Fituesi u shpall në bazë të pëlqimeve që koreografitë e dy grupeve grumbulluan në rrjetet sociale. Në rrjetin social “Instagram”, videoja e grupit të Albit numëron gati 122 mijë like, ndërsa videoja e grupit të Gracianos ka mbi 52 mijë pëlqime. Diferenca mes dy grupeve është e madhe, ndërkohë që Vëllai i Madh njoftoi se buxheti i javës vlen vetëm për fituesit.

“Banorë, publiku ka vendosur përmes rrjeteve sociale që grupi fitues i ‘Dancing With Big Brother’, të jetë skuadra e Albit. Vetëm ky grup do të ketë buxhet për javën e ardhshme dhe mund të zgjedhë nëse do ta ndajë me të tjerët”, thuhet në zarfin e bardhë.

Konkurrentët zgjodhën sot edhe liderin e ri. Me shumicë votash, ata caktuan Vesa Smolicën si lideren e shtëpisë. Këngëtarja do të jetë një rol të rëndësishëm në spektaklin e të martës.

Linku; https://bigbrothervip.top-channel.tv/

Foto: https://www.instagram.com/albi_nako/