Home ShowBiz Gazi i zhgënjyer nga Juli:Nuk ka më kthim pas miqësia jonë
Gazi i zhgënjyer nga Juli:Nuk ka më kthim pas miqësia jonë
0

Gazi i zhgënjyer nga Juli:Nuk ka më kthim pas miqësia jonë

0
0

Prej thuajse një javë miqësia mes Julit dhe Gazit duket se është prishur. Ata kanë vendosur të jenë kundërshtarë në lojën e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Kjo është kuptuar më së miri pas një debati të fundit mes dy banorëve.

Mesa duket në këtë krisje të miqësisë së tyre, më i zhgënjyer është Gazi i cili nuk lë pa e përmendur në biseda e tij me banorët e tjerë.

Teksa po qëndronte në oborr, mbrëmjen e djeshme ai përjashtoi çdo mundësi për rikthyer raportin e tyre, ndërsa u shpreh se Juli i ka bërë fodullëk.

Kujtojmë se dy banorët u futën si miq shumë të mirë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ata e kanë mbrojtur njeri-tjetrin që prej hyrjes në shtëpi deri më tani, por duket që gjërat nuk do të vijojnë më njëlloj.

Nëse kjo është strategji apo jo, mbetet për tu parë në vijim.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Foto: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/