Home ShowBiz Celine Dion: Të jetosh me sindromën e personit të ngurtë “ka qenë një nga përvojat më të vështira të jetës time”
Celine Dion: Të jetosh me sindromën e personit të ngurtë “ka qenë një nga përvojat më të vështira të jetës time”
0

Celine Dion: Të jetosh me sindromën e personit të ngurtë “ka qenë një nga përvojat më të vështira të jetës time”

0
0

Këngëtarja ikonë Celine Dion po fokusohet tek familja dhe e ardhmja e saj, teksa vazhdon të jetojë me një sfidë shëndetësore aspak të lehtë.

Argëtuesja legjendare shënoi Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Sindromën e Personit të ngurtë me një postim në Instagram në të cilin ajo iu drejtua çrregullimit të saj autoimun, duke thënë se “ka qenë një nga përvojat më të vështira të jetës ë saj”.

Dion shtoi se ajo mbetet “e vendosur që një ditë të kthehet në skenë dhe të jetojë një jetë sa më normale të jetë e mundur”.

Një foto e Dion dhe tre djemve të saj – René-Charles dhe binjakëve Nelson dhe Eddy – shoqëroi mesazhin e saj të përzemërt.

Dion ndan tre fëmijët e saj me bashkëshortin e saj të ndjerë Rene Angelil, i cili vdiq në vitin 2016.

Sindroma e personit të ngurtë (SPS) është një gjendje e rrallë neurologjike që shkakton spazma dhe ngurtësi të muskujve, me ndjeshmëri të shtuar ndaj stimujve si zëri, dritat dhe shqetësim emocional që mund të shkaktojnë spazma muskulore, sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike.

Dion ndau për herë të parë diagnozën e saj në vitin 2022. Që atëherë ajo ka ndaluar turneun që e kishte në plan si dhe performancat ‘live’.

Ndërsa karriera e performancës së Celine Dion mbetet e pezulluar pasi ajo jeton me sindromën e personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik, ajo po e përshkruan udhëtimin e saj në një dokumentar të ri të titulluar “I Am: Celine Dion” dhe mbetet optimiste se një ditë do të jetë në gjendje të dal sërish në skenë.

I projektuar nga regjisorja e nominuar për “Oscar”, Irene Taylor, ky dokumentar është një foto e një momenti të rëndësishëm në jetën dhe karrierën e një prej interpretueseve më të njohura, të respektuara dhe më të suksesshme në historinë e muzikës pop, Celine Dion.

Linku: https://abc7chicago.com/celine-dion-health-stiff-person-syndrome-2024-now/14539817/

Foto: https://www.instagram.com/celinedion/