Home Lifestyle Parashikimi i motit, 24 Mars 2024
Parashikimi i motit, 24 Mars 2024
0

Parashikimi i motit, 24 Mars 2024

0
0

Sipas MeteoAlb, përgjatë orëve të paradites; territori shqiptar; do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku herë pas here do të pësojnë zhvillim në zonat veriore duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave në të gjithë vendim duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të shënohen deri në 3°C në zonat malore ndwrsa vijojnë konstante maksimalet duke regjistruar vlerën 22°C në Jugperëndimi të territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë  4 ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-24-mars-2024

Foto:Freepik.com

tags: