Home ShowBiz Ledion Liço, nis programin duke ngushëlluar familjarët e rojës që humbi jetën një vit më parë
Ledion Liço, nis programin duke ngushëlluar familjarët e rojës që humbi jetën një vit më parë
0

Ledion Liço, nis programin duke ngushëlluar familjarët e rojës që humbi jetën një vit më parë

0
0

Ndryshe nga herët e tjera, mbrëmjen e sotme Ledion Liço, ka nisur ndryshe programin duke përkujtuar humbjen e rojës së “Top Channel”, Pal Kolën.

Teksa sulmi i pakuptimtë vijon ende të jetë i pazbardhur, Ledion Liço ka uruar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, teksa iu ka kujtuar familjarëve të Pal Kolës se dashuria e përkrahja ndaj tyre do të jetë gjithmonë.

“Një vit më parë 40 minuta pas mesnate 25 plumba do të qëllonin mbi studiot e Top Channel. Plumba që do të merrnin jetën e rojes së godinës ballore, Pal Kolës dhe do të trondisnin stafin e Big Brother VIP që ishin të vetmit në atë orë të vonë në punë. Një ngjarje, e cila fatkeqësisht që është shumë e rëndë dhe e pazbardhur, një goditje e fjalës së  lirë, televizionit të të gjithë shqiptarëve që informon, argëton dhe kulturon audiencat në çdo cep të globit.

Për njerëzit që janë pas kamerave, me një besim të patroshitur që vazhduan dhe vazhdojnë të sjellin programet që kaq shumë doni, lëvdoni dhe komentoni për stafin e Big Brother VIP dhe të Top Channel shkon kjo duartorkitje.

Uroj vërtetë që ngjarje të tilla të mos kemi më në këtë vend dhe natyrisht uroj që familjarët e Pal Kolës të ndjejnë dashurinë që ne dhuruam nga studio dhe që ne do të jemi gjithmonë pranë. Një viktimë që ishte krejt rastësore e një sulmi krejt të pakuptimtë që siç iu thash ende nuk është zbardhur.”– tha Ledion Liço.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Foto: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/