Heidi ka pasur një mision sekret nga Vëllai i Madh në bashkëpunim me banorin e ri Lidin.
Heidit i duhej të bënte të besonin gjithë banorët se Lidi është vëllai i saj. Modelja e ka realizuar këtë sfidë me sukses gjatë këtyre ditëve. Të gjithë banorët e besuan se Lidi është vëllai i modeles dhe kishte ardhur në Big Brother për të.
Banorët u njoftuan nëpërmjet një zarfi se ky thjeshtë ka qenë një mision dhe dyshja nuk janë vëllezër.
Realizimi me sukses i kësaj sfide nga ana e Heidit ka bërë që çmimi i madh të rritet nga 70 mijë euro në 80 mijë euro.
Banorët e kanë uruar për suksesin e sfidës. Kujtojmë se në këtë sfidë më në siklet ka qenë Romeo i cili e ka besuar vërtet madje u mundonte të këshillonte Heidin për raportin me të vëllain.
Linku: https://www.instagram.com/p/C5UQHpIsyVD/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/