Graciano Tagani dhe Argjira Spanca janë përfolur për një krizë në raportin e tyre.
Blogerja nuk është parë duke e mbështetur në rrjete sociale dhe kjo thjeshtë ka shtuar dyshimet më shumë tek ndjekësit.
E ëma e Gracianos në daljen e saj të fundit është pyetur për këtë krisje.
Ajo ka reaguar me shumë diplomaci duke mos zbuluar asgjë se çfarë po ndodh me çiftin ku ka theksuar se ajo dhe Argjira kanë një respekt shumë të veçantë për njëra-tjetrën.
‘Nuk jam unë personi që të jap një mendim, ose një aprovim. Sepse Graciano ka hyrë për të luajtur në atë lojë dhe ka hyrë fuqishëm dhe pikësynimi kryesor është që ai të forcohet dhe të vazhdojë lojën e tij dhe pse jo të jetë fitues i asaj loje. Argjira e dinte që unë do hyja në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ dhe më ka ndjekur. Respekti jonë është shumë i fortë ndaj njëra-tjetrës këtë dua të them. Kjo është gjëja kryesore që unë kam ndaj saj’.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=jBr-LrUs-5I
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/graciano_tagani/