Home Lifestyle Parashikimi i motit, 18 qershor 2024
Parashikimi i motit, 18 qershor 2024
0

Parashikimi i motit, 18 qershor 2024

0
0

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë, deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore, megjithatë nuk priten reshje në territor.

Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 10°C vlera minimale deri në 37°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: