Home ShowBiz ‘Po shkalloja’, Olta Gixhari rrëfen vështirësitë e qëndrimit në Spanjë
‘Po shkalloja’, Olta Gixhari rrëfen vështirësitë e qëndrimit në Spanjë
0

‘Po shkalloja’, Olta Gixhari rrëfen vështirësitë e qëndrimit në Spanjë

0
0

Olta Gixhari prej kohësh i ka munguar daljeve publike. Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për Mira Kazhanin ku ka zbuluar disa të pathëna nga jeta e saj private dhe jo vetëm.

Në një moment të intervistës ajo zbuloi për vështirësit që ndeshi kur u zhvendos në Spanjë duke lënë gjithçka pas.

‘Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia. Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë.’

Më pas Olta u ndal tek mëmësia ku zbuloi detaje rreth paragjykimeve që njerëzit i bënin për këtë gjë.

“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Thoja sa sipërfaqësorë që janë, se unë jam dhe shumë e ndjeshme. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj.’

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=Jwd23LwejM4

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/oltagixhari/

tags: