0
0
Territori Shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale të gjata më kthjellime përjashtuar ekstremin Jugor-Juglindor ku priten vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu.
Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera më e lartë në territor.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos: pexele.com