Arbana pas një pauze të gjatë rikthehet pranë ndjekësve me programin e saj ‘Mirëmbrma yje’ kjo një shprehje shumë e njohur në Big Brother Vip.
Moderatorja pak orë para se të publikojë episodin e parë ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku shprehet:
‘Sonte nis “Mirëmbrëma yje” një program që e kam shumë përzemër për atë çka përfaqëson për mua që shpresoj të përçohet dhe tek ju;
Një hapësirë me energji të mira, njerëz frymëzues, histori të padëgjuara, muzikë “prej vërteti” dhe të qeshura nga shpirti.
Kam dashur të bëj një program që kur të mbarojë të lërë një shijë të mirë tek njerëzit dhe uroj me gjithë zemër te arrij këtë që është pikësynimi im i vetëm.
Nuk do t’ia kisha dalë dot pa partnerë dhe bashkëpunëtorë që besuan në këtë projekt pa patur asnjë “frame” para syve.’
Linku: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arbanao/