Home Lifestyle Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2024
Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2024
0

Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2024

0
0

Vijon territori shqiptar nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit; më të theksuara në zonat Jugore duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në Juglindje.

Parashikohet që pasditja të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të kenë rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere. Ndërkohë do të vijojnë dëbora dhe ngricat e theksuara në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga  0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në  16°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com