Territori Shqiptar prej disa ditësh është përfshirë nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare.
Ndërsa pas mesditës pritet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë vendin ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat eksremale ditore duke u luhatur nga 6 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në zonat juglindore deri në 20 gradë celcius vlera më e lartë e cila pritet në Elbasan dhe Kucovë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 1 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-marte-9-dhjetor-2025/
Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/natural-landscape-sunflowers-field-sunny-day_6850624.htm#fromView=search&page=1&position=16&uuid=7756b50f-2b0b-4589-b9e1-12d78f9a9b8b&query=sunny+day