Home Lifestyle Parashikimi motit, 12 dhjetor 2025
Parashikimi motit, 12 dhjetor 2025
0

Parashikimi motit, 12 dhjetor 2025

0
0

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë prej disa ditësh do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit.

Parashikohet që kthjellimet të mbeten prezente deri në orët e pasdites kur vranësirat do të shfaqen fillim në veri të vendit dhe gradualisht gjatë natës do të shtrihen në të gjithë zonën malore por vranësirat do të jenë të lehta e kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të do të rriten në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22 gradë celcius vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 35 kilometra në orë në det të hapur nga drejtimi verior për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzime deri në 3 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-premte-12-dhjetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/frosty-winter-field-with-trees-blue-sky_274450444.htm#fromView=search&page=1&position=13&uuid=a18a72a2-1294-4e9c-b3cc-2656f55a4a44&query=cold+sunny+day