Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të theksuara do të jenë përgjatë ultësirës Perëndimore.
Nërsa pas mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të shfaqen në pjesën më të madhe të vendit ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në vlerat minimale por mbeten të larta maksimumet duke luhatur vlerta ditore nga 1 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 22 gradë celcius vlera më e lartë e cila pritet në Fierë dhe Vlorë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-shtune-13-dhjetor-2025/