Masat e ngrohta dhe të lagështa do të vijojnë ndikimin e tyre në të gjithë territori duke sjellë vranësira dhe reshje shiu si edhe reshje e dëbore në zona të thella malore.
Rrebeshe të shpeshta priten në veri dhe veriperëndim të vendit, parashikohet që pjesa e dyte e ditës të sjellë dobësim të sistemit të vranësirave dhe rënie të intensitetit të shirave në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3 gradë celcius temperatura më e ulët e cila do të shënohet në qytetin e Pukës dhe maksimumi do të ngjitet deri në 15 gradë celcius në qarkun e Durrësit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 65 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht jugor për pasojë në bregdet do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-merkure-7-janar-2026/