Kate Middleton dhe Princi William festojnë 15-vjetorin e martesës me një foto të ëmbël familjare
Kate Middleton dhe Princi William kanë festuar 15-vjetorin e martesës së tyre duke ndarë me publikun një foto të ngrohtë familjare, ku shfaqen së bashku me tre fëmijët e tyre. Çifti mbretëror publikoi imazhin më 29 prill, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Duke festuar 15 vite martesë ❤️”.
Në fotografinë e realizuar gjatë një pushimi familjar në Cornwall, Princi George (12 vjeç), Princesha Charlotte (10 vjeç) dhe Princi Louis (8 vjeç) shihen të shtrirë në bar pranë prindërve të tyre, në një moment të qetë dhe të natyrshëm familjar. Fotoja është realizuar nga fotografi i njohur Matt Porteous dhe përfshin gjithashtu edhe dy qentë e familjes.
Princi William dhe Kate Middleton u njohën gjatë studimeve në Universitetin St. Andrews në Skoci dhe u martuan më 29 prill 2011 në Westminster Abbey. Historia e tyre e dashurisë nisi si miqësi, përpara se të shndërrohej në një nga marrëdhëniet më të ndjekura në botë.
Një ditë para përvjetorit, Princi William zhvilloi një vizitë në Uells, një vend me rëndësi të veçantë për çiftin, pasi ata jetuan atje për disa vite pas martesës. Ndërkohë, një tjetër moment i veçantë për familjen mbretërore ishte edhe ditëlindja e 8-të e Princit Louis, e festuar pak ditë më parë me publikimin e një portreti dhe një videoje të re.
Burimi https://people.com/kate-middleton-prince-william-15th-wedding-anniversary-family-photo-11728345
Foto; https://www.instagram.com/_kate_middleton_royal/