Home ShowBiz Donald Trump mungon në dasmën e djalit: “Detyrat shtetërore më mbajnë në Washington”
Donald Trump mungon në dasmën e djalit: “Detyrat shtetërore më mbajnë në Washington”
0

Ish-presidenti amerikan Donald Trump nuk ka marrë pjesë në ceremoninë martesore të djalit të tij, Donald Trump Jr., i cili kurorëzoi dashurinë me modelen dhe filantropen Bettina Anderson në një ceremoni private.

Sipas mediave amerikane, çifti ka përfunduar procedurat ligjore në Palm Beach të Floridës dhe pritet që ceremonia kryesore festive të zhvillohet këtë fundjavë në Bahamas, në praninë e familjarëve dhe miqve më të afërt.

Lajmi për martesën është konfirmuar edhe nga avokati i familjes Trump, Brad McPherson, ndërsa dokumentet zyrtare tregojnë se Bettina Anderson nuk do ta ndryshojë për momentin mbiemrin e saj.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë mungesa e Donald Trump në një nga momentet më të rëndësishme të jetës së djalit të tij.

Përmes një deklarate publike, presidenti amerikan u shpreh se angazhimet shtetërore nuk i kanë lejuar të largohet nga Washingtoni.

“Do të doja shumë të isha pranë Don Jr. dhe Bettinës në këtë ditë të rëndësishme, por rrethanat që lidhen me detyrimet qeveritare nuk ma lejojnë. Besoj se është e rëndësishme të qëndroj në Washington, në Shtëpinë e Bardhë, gjatë kësaj periudhe”, është shprehur Trump.

Donald Trump Jr. dhe Bettina Anderson e bënë publike lidhjen e tyre gjatë vitit 2024, ndërsa fejesa u konfirmua në dhjetor gjatë një eventi të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas burimeve pranë çiftit, marrëdhënia e tyre u bë serioze shumë shpejt dhe familjet respektive kanë mbështetur lidhjen që prej fillimit. Ceremonia në Bahamas pritet të jetë luksoze dhe larg vëmendjes së madhe mediatike.

23 Maj 2026 | Bota