Home ShowBiz Bebe Rexha në një romancë të re me yllin e NBA?
Bebe Rexha në një romancë të re me yllin e NBA?
0

Bebe Rexha në një romancë të re me yllin e NBA?

0
0

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për muzikën, por për jetën e saj private. Një dalje e fundit në Nju Jork me basketbollistin e NBA-së, Jordan Clarkson, ka mjaftuar për të ndezur aludimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.

Rexha ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve se mund të jetë në një lidhje romantike, teksa gjatë qëndrimit të saj në New York e ka mohuar mundësinë e një lidhjeje romantike, duke u shprehur se janë thjesht miq. Thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre nisën gjatë kësaj vere, pasi Bebe dhe Clarkson, 34 vjeç, u panë së bashku në disa aktivitete në New York.

Dyshja e nisën ditën me një aktivitet artistik, ku morën pjesë së bashku me artistin Leopoldo Gout. Në fotografitë e publikuara nga ky moment, Clarkson shihej duke pozuar pranë Bebe Rexhës, me krahun rreth saj. Më vonë gjatë mbrëmjes, dyshja morën pjesë edhe në një event të “Vogue” në Rockefeller Center, duke nxitur edhe më shumë aludimet se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se miqësi.

Megjithatë, Bebe Rexha ka vendosur t’u japë fund këtyre spekulimeve, duke sqaruar se ajo dhe basketbollisti nuk janë në një lidhje. Këngëtarja, e cila festoi edhe ditëlindjen e saj, e bëri të qartë se marrëdhënia me Clarkson është thjesht miqësore. Për momentin, Jordan Clarkson mbetet në “zonën e miqësisë” së Bebe Rexhës.