Home ShowBiz Erykah Badu dhe “The Alchemis”t publikojnë albumin e përbashkët “Before The World Blows”
Erykah Badu dhe “The Alchemis”t publikojnë albumin e përbashkët “Before The World Blows”
0

Erykah Badu dhe “The Alchemis”t publikojnë albumin e përbashkët “Before The World Blows”

0
0

Pas një vonese prej një viti, Erykah Badu dhe producenti The Alchemist kanë publikuar më në fund albumin e tyre të përbashkët, “Before The World Blows: The Abi and Alan Experiment”.

Projekti është publikuar nga Control Freaq Records dhe Young Recordings, ndërsa vjen pas këngëve “Echos”, “Next 2 U” dhe “Witch Doctor”. “Echos” ishte publikuar më herët ekskluzivisht në Amazon Music me titullin “Echos 19 (mix 122)”.

Albumi sjell bashkëpunime me emra të njohur të skenës alternative R&B dhe hip-hop, mes tyre Steve Lacy, Thundercat dhe DRAM. Në projekt dëgjohen gjithashtu reperët Westside Gunn dhe Earl Sweatshirt, ndërsa multi-instrumentisti Kamasi Washington shfaqet në këngën përmbyllëse, “Black Box”.

“Before The World Blows” është bashkëprodhuar nga Erykah Badu dhe The Alchemist dhe është regjistruar për 18 muaj, mes Dallasit dhe Los Anxhelosit. Fillimisht albumi mbante titullin “Abi & Alan” dhe ishte planifikuar të publikohej më 29 gusht 2025.

Megjithatë, vetëm një ditë para publikimit të parashikuar, Badu njoftoi ndjekësit e saj në Instagram se projekti nuk do të dilte sipas planit. Me humor, ajo fajësoi The Alchemist për ndryshimin e minutës së fundit. Nga ana e tij, producenti reagoi në rrjetin X ndaj pyetjeve të fansave, duke thënë se nuk kishte njoftuar asgjë për publikimin e albumit në atë datë.

Ky është albumi i parë i Erykah Badu që nga “New Amerykah Part Two: Return of the Ankh”, i publikuar në vitin 2010. Albumi i mëparshëm përfshinte hitin “Window Seat” dhe arriti në vendin e katërt të listës Billboard 200.

Dyshja do ta promovojë albumin edhe me një turne në Amerikën e Veriut. Turneu me 13 ndalesa nis më 10 shtator në Highland Park, Illinois, dhe do të vijojë në qytete si Toronto, Washington D.C., Denver dhe San Diego, për t’u mbyllur më 29 shtator në Hollywood Bowl të Los Anxhelosit.

Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=d37P-kn1A14

Foto;https://www.instagram.com/p/Db0nwUts_lH/?hl=en