Këngëtari i njohur Meda ka njoftuar anulimin e të gjitha koncerteve që ishin parashikuar për festat e nëntorit.
Përmes një njoftimi në instagram këngëtari ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tij për personat e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Në njoftimin e tij Meda shpreh ngushëllime për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi dhe njëkohësisht i lutet zotit për të gjithë ata që kanë mbetur në qiell të hapur, duke u përballur me disfatën dhe të ftohtin.
Ky mesazh i këngëtarit është përshëndetur nga të gjithë miqtë dhe fansat e tij.
Ata kanë shprehur respekt për këngëtarin dhe për solidaritetin që ka treguar në këto ditë të veshtira për popullin shqiptar.
https://www.instagram.com/p/B5Xq6PyKG3a/Link: https://www.instagram.com/p/B5Xq6PyKG3a/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Btjbr_OH4Kl/