Sot dita më e trishtuar e vitit, zbuloni përse quhet e hëna blu
E hëna e tretë e muajit janar, konsiderohet si dita më e trishtuar e vitit dhe kjo për disa arsye.
Ekspertët kanë realizuar disa studime përmes një formule të veçantë dhe kanë arritur në përfundimin se e hëna e tretë e këtij muaji përkon me periudhën pas pushimeve, pikërisht kur fillon kulmi i punës.
Gjithashtu në këtë javë rezulton që ke harxhuar një pjesë të mirë të të ardhurave mujore dhe me siguri mund të jeni totalisht pa lekë.
Kjo ditë përkon gjithashtu edhe me mesin e dimrit dhe të ftohtit duke shkaktuar një ndjenjë mërzie dhe pakënaqësie tek njerëzit.
Kështu nëse sot ndiheni jo fort mirë dhe pa humor, kjo është mëse normale, pasi jo më kot është konsideruar si dita më e trishtuar e vitit.
Link: https://www.thesun.co.uk/news/2549098/blue-monday-what-depressing-day/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/man-in-blue-and-brown-plaid-dress-shirt-touching-his-hair-897817/