Aktorja Jonida Vokshi është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Besnik Krapi lidhën kurorë vitin që shkoi përmes një ceremonie shumë të veçantë buzë detit me miq dhe familjarë.
Jonida e pranoi vetë shtatëzaninë gjatë spektaklit “Top Talent” ku është pjesë e jurisë duke thënë se tashmë vota e saj vlen dy pikë.
Ajo ka pozuar për herë të parë me barkun e rrumbullakosur përpara tavolinës ku jep gjykimin çdo të premte për konkurentët pjesmarrës në “Top Talent 3”.
Jonida ka veshur një pallto të gjatë e cila i vë pak në dukje barkun dhe nga ajo çfarë shohim mund të themi se ajo duhet të jetë në fillim të tre mujorit të dytë të shtatëzanisë.
Aktorja përveçse zbuloi se është shtatëzanë nuk ka bërë me dije asnjë detaj tjetër lidhur me gjininë e bebit.
https://www.instagram.com/p/B9FNxE5DBC8/Link: https://www.instagram.com/p/B9FNxE5DBC8/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx94emkjAL3/