Masa të reja lehtësuese, Rama njofton hapjen e disa qyteteve në vend
Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarët përmes Facebook njoftoi se plani i masave lehtësuese që do të vihet në zbatim duke nisur që nga java tjetër nuk do të jetë njësoj për të gjitha qytetet në vend.
Ai tha se në rrethe si Gjirokastra e Dibra ku risku i përhapjes së virusit është shumë i ulët do të ketë më shumë masa lehtësuese dhe fasha orare për lëvizje do të jetë më e madhe krahasuar me disa qytete të tjera.
Rama tha gjithashtu se për Krujën e cila ka raportuar një numër në rritje të rasteve nuk do të ketë për momentin asnjë lehtësim, ndërsa për Tiranën dhe Durrësin do të ketë lehtësim të moderuar.
Brenda disa bashkive do të ketë shumë lehtësime në lëvizje dhe fashat orare nuk do të jenë të njëjta kudo, pasi nëse hapemi kudo njësoj rrezikojmë të zgjerojmë fushën e armikut tha kryeministri Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/244138400373415/Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/244138400373415/
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/