Home Aktualitet Aktori shqiptar shtrohet në spital me Coronavirus, ja gjendja e tij
Aktori shqiptar shtrohet në spital me Coronavirus, ja gjendja e tij
0

Aktori shqiptar shtrohet në spital me Coronavirus, ja gjendja e tij

0
0

Aktori shqiptar Julian Gjaci që po jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton se është prekur nga Coronavirus.

Përmes një statusi në Facebook ai thotë se prej 10 ditësh ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe gjendja e tij sidomos 7 ditët e para nuk ka qenë aspak e mirë.

Aktori thotë se pas 7 ditësh me ethe, temperaturë të lartë, dhimbje muskujsh nuk ka mundur dot të rezistojë dhe është shtruar në spital ku ndodhet aktualisht prej 3 ditësh.

Ai thotë se aktualisht është pak më mirë, por përjetoi një situatë shumë të vështirë, për dy ditë rrjesht ka qenë gati i paralizuar dhe i janë errur sytë, ndërsa shton se ka kaluar në pneumoni.

Aktori ka postuar edhe një foto nga spitali ku ndodhet ende i shtruar, por fatmirësisht në gjendje pak më të mirë shëndetësore.

Julian Gjaci

juliani

Link: https://www.facebook.com/julian.gjaci

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/