E trishtë, ndahet nga jeta shkrimtari dhe studiuesi i njohur shqiptar
Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare shkrimtari dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqo.
Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë prej së cilës ishte duke u kuruar, por fatkeqësisht nuk arriti dot ti mbijetonte.
Moikom Zeqo është Doktor Shkencash dhe mban titullin e lartë “Mjeshtër i madh”.
Ai është autor i 62 librave me poezi, studimeve arkeologjike si dhe të shumë skenarëve të filmave me karakter arkeologjik.
Zeqo është gjithashtu edhe autor i tre ekspozitave vetjake në pikturë, ndërsa krijimet e tij janë përkthyer në dis gjuhë të huaja.
Shumë miq e familjarë të tij janë shprehur të hidhëruar për largimin nga jeta të një personaliteti kaq të rëndësishëm në fushën e letrave dhe të artit në vend.
Vetë kryeministri Rama ka shpërndarë një foto të tij në Facebook ndërsa shkruan: “Lamtumirë Moikom”
Link: https://www.facebook.com/edirama.al/