Home ShowBiz Loredana merret sërish në pyetje nga polica, zbardhet çfarë tha për skandalin ndaj çiftit zvicerian
Loredana merret sërish në pyetje nga polica, zbardhet çfarë tha për skandalin ndaj çiftit zvicerian
0

Loredana merret sërish në pyetje nga polica, zbardhet çfarë tha për skandalin ndaj çiftit zvicerian

0
0

Reperja Loredana është marrë sërish në pyetje nga policia e Luzernit në Zvicër lidhur me skandalin e mashtrimit të çiftit zvicerian.

Sipas mediave zviceriane reperja nuk i është përgjigjur shumicës së pyetjeve duke thënë thjesht “ Nuk kam përgjigje”, për pjesën më të madhe të tyre.

Mediat zviceriane thonë se dosja në ngarkim të këngëtares do ti kalojë prokurorisë e cila do të vendosë për fatin e saj dhe nëse organi i akuzës vendos të ngrejë padi, Loredana mund të rrezikojë dëbimin nga Zvicra.

Reperja është nën hetim tashmë prej një viti që pas akuzave të një çifti zvicerian për zhvatje të 700 mijë frangave.

Një vit më parë këngëtares i janë bllokuar të gjithë llogaritë bankare, ndërsa autoritet kanë bastisur shtëpinë e saj.

Këngëtarja ka thënë gjithmonë se ajo është e pafajshme, paratë i janë dhënë vullnetarisht dhe se ajo nuk ka mashtruar askënd.

Link: https://www.bluewin.ch/de/entertainment/people/rapperin-loredana-erneut-von-der-polizei-einvernommen-405134.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8t-myIl4Fe/