Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë një prej çifteve më të përfolura te momentit.
Ata të dy janë prej kohësh bashkë dhe shpesh herë përveç fotove të përbashkëta i shohim gjithashtu teksa komentojnë në fotot e njëri tjetrit duke shprehur dashurinë me komente mjaft të këndshme.
Modelja ka postuar së fundmi një foto ku pozon me një fustan të zi të shkurtër ndërsa mban një maskë në fytyrë.
“Maska flet shumë për personin që e vendos dhe akoma më shumë për personin që nuk e mban, ju lutem vendoseni maskën”, shkruan Oriola krahas fotos ku ka komentuar edhe Eros.
“Dashuri”, komenton ai në foto, ndërsa e shoqëron komentin me dy zemra.
Lidhja e Oriolës dhe Erosit u zbulua gjatë periudhës së karantinës të cilën ata të dy e kaluan nën shoqërinë e njëri tjetrit.
https://www.instagram.com/p/CGCiGw8HnGg/Link: https://www.instagram.com/p/CGCiGw8HnGg/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8XLd3RB5xP/, https://www.instagram.com/p/B4Kk39dBrIG/