Aktori i njohur turk Kenan imirzalioglu, i njohur sidomos për rolin e e tij të Ezelit në serialin me të njëjtin emër është bërë baba për herë të parë.
Ai dhe partnerja e tij Sinem Kobal sollën në jetë një vajzë të cilën vendosën ta quajnë Lalin.
Sipas mediave turke, aktori kishte rezervuar gjithë katin e spitalit dhe askush përveç stafit mjekësor dhe familjarëve nuk është lejuar të hyjë brenda.
Çifti është larguar nga spitali gjatë ditës së sotme, ndërsa tek dera i prisnin mediat.
Ndërsa Kenan po mbante të voglën në duar, bashkëshortja e tij i është përgjigjur mediave duke thënë se si ajo edhe vogëlushja janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Sinem dhe Kenan janë martuar 4 vite më parë, ndërsa lajmi për vogëlushen u mësua në maj të këtij viti.
https://www.instagram.com/p/CBiclXXjnAL/?igshid=e8g07hqf5p82Link: https://www.instagram.com/p/CBiclXXjnAL/?igshid=e8g07hqf5p82
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/xrT9twwwC6Y